spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
12:02
HomeKosovaHaradinaj nderon zjarrfikësit për Ditën Ndërkombëtare të tyre

Haradinaj nderon zjarrfikësit për Ditën Ndërkombëtare të tyre

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën e zjarrfikësve, duke i cilësuar ata si krenari e shtetit.

Në një mesazh me rastin e 4 majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Haradinaj ka theksuar se, pavarësisht kushteve të vështira dhe mungesës së mbështetjes së duhur nga qeverisjet e fundit, zjarrfikësit nuk janë ndalur asnjëherë në misionin e tyre.

- Advertisement -

“Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve”.

Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje të thellë për secilin zjarrfikës për punën dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme.

- Advertisement -

“Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit. Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre. 4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, ka shkruar Haradinaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat