HomeKosovaHaradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarëve, nder që isha...

Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarëve, nder që isha me ta në betejën kur ra Luani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, për të nderuar ata si ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.

Haradinaj ka thënë se, Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i altoparlant dhe teksti që thotë "G"

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Fehmi Lladrovcit dhe 70-vjetorit të lindjes së Xhevë Lladrovcit, në ceremoninë përkujtimore nderuam dy ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat emblematike të luftës për liri.

Fehmiu dhe Xheva ishin shembull i idealit të luftëtarëve të lirisë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike për Atdheun.

Pata nderin të jem bashkë me ta në shumë momente kyçe të luftës, përfshirë betejën e Qafë Mullarit, në ditën kur ra Luani.

Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi e Xhevë Lladrovcit!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat