Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka konfirmur gatishmërinë sa i përket propozimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie të tranzicionit, por tha se ai vetë angazhohet për “Qeveri të opozitës”.
Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për takim konsultues, teksa tha se ftesa e Abdixhikut s’është e keqe.
“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK-në, PDK-në, në këtë rast me partitë e opozitës”, tha Haradinaj para fillimit të seancës konstituive.



