spot_img
E diel, 19 Prill, 2026
15:02
HomeKosovaHaxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme e sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme e sakrificës për liri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e Llashticës në Gjilan.

“Më 13 prill, në Studenicë të Istogut, forcat serbe ekzekutuan dhjetë civilë të pafajshëm. Prej tyre ishin nëntë anëtarë të familjes Lipaj dhe një anëtar i familjes Zeqiri. Mes tyre ishin katër vajza nën moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, katër gra dhe dy burra, jetë të ndërprera mizorisht në prag të së ardhmes së tyre”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo më tej ka thënë se Llashtica e Gjilanit përjetoi një varg krimesh që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e banorëve të saj.

“Po në ato ditë prilli, nga 13 deri më 30 prill, Llashtica e Gjilanit përjetoi një varg krimesh që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e banorëve të saj. Forcat serbe vranë civilë të pambrojtur pa dallim moshe, nga foshnjat dhe fëmijët deri te më të moshuarit, duke shpalosur edhe një herë fytyrën e vërtetë të dhunës së ushtruar ndaj popullsisë sonë civile”, ka theksuar kryetarja e Kuvendit.

- Advertisement -

Sipas Haxhiut, Studenica dhe Llashtica mbeten kujtesë e përhershme e dhimbjes sonë dhe e sakrificës së madhe mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat