spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
21:48
HomeKosovaDrejtësia“I thashë Trump që duhet të ndërhyjë për udhëheqësit e UÇK-së në...

“I thashë Trump që duhet të ndërhyjë për udhëheqësit e UÇK-së në Hagë”, Rama: S’ka kthyer përgjigje, ma ha mendja është i zënë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në një intervistë  me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump, të ndërhyjë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se këtë kërkesë e bëri, kur ishte me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkoi diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë.

- Advertisement -

“Ishte mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putin që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh.

Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare.

- Advertisement -

Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n. I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, tha Rama. /BallkanWeb

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat