spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
18:00
HomeEkonomiJemi "zhytur" në kredi për shkak të krizës politike

Jemi “zhytur” në kredi për shkak të krizës politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PRISHTINË – Vlera e kredive të reja në Kosovë ka kapur shifra alarmante gjatë vitit 2025, duke arritur në 2.684 miliardë euro. Kjo rritje prej 3.8% po shihet si pasojë direkte e ngërçit politik dhe mungesës së projekteve kapitale që ka bllokuar qarkullimin e parave në vend.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka tërhequr vërejtjen se ekonomia e vendit është në “ngulfatje” për shkak të mungesës së stabilitetit institucional. Sipas tij, bizneset dhe qytetarët po i shohin bankat si adresën e vetme të mbijetesës, ndërsa në raste më të rënda po lulëzon edhe dukuria e fajdesë. “Është shqetësuese që politikanët nuk e kuptojnë realitetin ekonomik; kemi borxhe masive mes bizneseve për shkak të mungesës së likuiditetit,” u shpreh ai.

- Advertisement -

Gërxhaliu theksoi se përfitimet e larta të bankave janë rezultat i “heshtjes institucionale” dhe se 48% e familjeve kosovare nuk mund të përballojnë asnjë shpenzim të papritur prej 200 eurosh. Ai bëri thirrje për stabilitet politik dhe dialog të mirëfilltë, duke nënvizuar se vetëm projektet e mëdha kapitale mund ta nxjerrin sektorin privat nga ky cikël i rrezikshëm i borxheve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat