spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
18:55
HomeKosovaDrejtësiaAvokatët e tre serbëve të dënuar për sulmin terrorist në Banjskë do...

Avokatët e tre serbëve të dënuar për sulmin terrorist në Banjskë do të ankohen në Apel

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokatët mbrojtës së tre serbëve të dënuar sot për sulmin e Banjskës kanë thënë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Avokati i Bllagoje Spasojeviqit, Lubomir Pantovic, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës nuk i ka rezistuar presionit të madh publik përgjatë këtyre tri viteve për të marrë vendim për dënim maksimal.

- Advertisement -

“Gjykata nuk i rezistoi presionit të madh publik trevjeçar për t’i dënuar të pandehurit me dënimin më të ashpër”, tha avokati i Spasojeviçit, Ljubomir Pantoviç.

Sipas avokatëve të Spasojevic e Tolic, “kualifikimi në aktakuzë ishte politik dhe se në këtë rast s’përmendet terrorizmi ose ndonjë përpjekje për shkëputjen e Veriut, meqë një gjë e tillë s’është e mundur të bëhet me 40 persona”, shkruan Kosovo Online.

- Advertisement -

Derisa avokatja mbrojtëse e Dushan Maksimovic, Jovana Filipovic, tha se ADN-ja dhe gjetjet e tjera ishin negative dhe treguan se klienti i saj nuk kishte qenë në kontakt me armën.

“Ky vendim shkel të gjitha postulatet ligjore dhe jam i sigurt se trupi gjykues i gjykatës së apelit do ta shqyrtojë vendimin më me kujdes dhe do të nxjerrë një vendim bazuar në ligj”, ka thënë Filipovic.

Sulmi terrorist në Banjskë, dy të akuzuarit dënohen me burgim të përjetshëm, njëri 30 vjet

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat