Këngëtari Zayn Malik anuloi koncertin në Mexico City të premten mbrëma.
Shkak u bë një helmim i rëndë nga ushqimi.
- Advertisement -
32-vjeçari njoftoi adhuruesit përmes Instagramit se nuk do të mund të mbante koncert, duke shprehur keqardhjen për mungesën e tij dhe ekipit.
Ai sqaroi se jo vetëm ai, por edhe shumë anëtarë të ekipit kishin përjetuar të njëjtin problem shëndetësor.



