spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
17:50
HomeKosovaKomandanti i KFOR-it takohet me ministrin grek të Mbrojtjes, biseduan për situatën...

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin grek të Mbrojtjes, biseduan për situatën aktuale të sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikolaos Dendias.

Siç njofton KFOR-i, gjatë takimit, Ulutas ka ofruar informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.

- Advertisement -

“Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Shkëlqesinë e Tij Nikolaos Dendias, në Selinë e KFOR-it, Kampi Film City, në Prishtinë.

Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş ofroi informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen. Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat