spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
12:03
HomeKosovaKomuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve

Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në mbingarkesën e rrugëve në kryeqytet.

Komuna ka thënë se kupton plotësisht frustrimin dhe indinjatën e qytetarëve dhe ka kërkuar mirëkuptim, derisa ka treguar shkaqe që kanë çuar në bllokimin e rrugëve.

- Advertisement -

“Dje, hyrjet dhe rrugët e Prishtinës kanë qenë të mbingarkuara dhe e kuptojmë plotësisht frustrimin dhe indinjatën tuaj. Me përmirësimin e motit, kemi nisur disa ndërhyrje afatshkurtra rehabilituese në zona të ndryshme të qytetit, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe rritur sigurinë për të gjithë. Punimet në rrugë përfshijnë: Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim; Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim; Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim; Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara. Punime në rrjetin e kanalizimit: Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C. Por njëkohësisht kemi pasur edhe situata të paparashikuara. Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione: Rrethi i Flamurit; Rr. Ibrahim Lutfiu; Rr. Isa Kastrati; Rr. Xheladin Rekaliu; Rr. Vicianum; Rr. Bill Klinton; Rr. Ramiz Cernica”, thuhet në sqarimin e Komunës të cilin e ka publikuar në Facebook.

Komuna ka thënë se këto ndërhyrje kanë shkaktuar ngarkesa e vonesa të shumta në qarkullim.

- Advertisement -

“E kuptojmë shqetësimin tuaj por çdo ndërhyrje që po bëjmë është në shërbim të një Kryeqyteti më të sigurt, më të qetë dhe më funksional. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!” – ka njoftuar Komuna.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat