spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
20:09
HomeLajmeÇështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për...

Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV s’insiston për emrin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri po vazhdojnë, mirëpo ka nënvizuar se suksesi i këtij procesi varet drejtpërdrejt nga vullneti politik i partive opozitare.

Konjufca konfirmoi se kryeministri Albin Kurti është në komunikim të vazhdueshëm me subjektet politike për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ai bëri të ditur se pas takimit me kreun e LDK-së, një ftesë i është dërguar edhe PDK-së, e cila ka kërkuar sqarime shtesë përpara se të ulet në tryezën e bisedimeve.

- Advertisement -

“Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka pasur takime me kreun e LDK-së, ndërsa një ftesë i është dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilave me siguri kryeministri do t’u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje reale për të arritur një marrëveshje”, deklaroi Konjufca.

Opozita duhet t’i qartësojë kërkesat e saj Ministri Konjufca theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar fleksibilitet në këtë proces, duke mos insistuar që pozita e kreut të shtetit t’i takojë domosdoshmërisht një kandidati nga radhët e këtij subjekti.

- Advertisement -

“Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet deri më tani, kjo është vërtetuar në seancë ku nuk kanë marrë pjesë. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por do të ishte mirë të na tregonin hapur se çfarë kërkojnë saktësisht”, shtoi ai.

Deklarata e Konjufcës vjen si një thirrje për transparencë nga ana e opozitës, në një kohë kur stabiliteti institucional i vendit lidhet ngushtë me zgjedhjen e pasuesit të postit presidencial.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat