spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
18:03
HomeKosovaKosova jashtë agjendës zyrtare për KiE

Kosova jashtë agjendës zyrtare për KiE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës për takimin e Komitetit të Ministrave, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj në Luksemburg, nuk është përfshirë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

Megjithatë, siç raporton televizioni “N1”, Kosova mund të futet në agjendë tek pika e rendit të ditës “të tjera”.

- Advertisement -

Kusht për procedimin tutje të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka qenë zgjidhja e kontestit pronësor me Manastirin e Deçanit dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministri i Kosovës, tashmë në dorëheqje, Albin Kurti, ishte pajtuar që të zbatonte vendimin e Kushtetueses për tokat e Manastirit.

- Advertisement -

Kryediplomatja kosovare, tashmë në dorëheqje, kishte provuar vitin e kaluar që në momentet e fundit t’i bind shtetet e KiE për ta përkrahur Kosovën, duke u zotuar përmes një letre se Kosova do ta shkruaj Draftin e Asociaconit dhe se do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024”, shkruante në letrën e kryediplomates kosovare në majin e vitit 2024.

Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022.Në mars të vitit 2023, Këshilli i Evropës vendosi t’ia përcjellë këtë kërkesë Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Evropian për mendim. Në prill të vitit të kaluar, Asambleja Parlamentare mbështeti pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ftoi Komitetin e Ministrave të merrte këtë vendim.

Komiteti i Ministrave është organi ekzekutiv i Këshillit të Evropës, i cili përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme dhe që mblidhet një herë në vit.

Vendimi merret me shumicë prej dy të tretash të ministrave të pranishëm në takim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat