spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
20:55
HomeKosovaKosova kujton sot personat e zhdukur nga lufta

Kosova kujton sot personat e zhdukur nga lufta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Çdo 27 prill Kosova përkujton personat e pagjetur nga lufta.

Kjo ditë shënohet me aktivitete dhe vizita simbolike nga institucione, organizata dhe familjarë, duke rikujtuar nevojën e vazhdueshme për drejtësi, për gjetjen e të vërtetës dhe përgjigje për familjet që ende presin.

- Advertisement -

27 vjet pas luftës ende mbetet i paqartë fati i rreth 1600 personave të zhdukur në Kosovë.

Sipas ICRC-së (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), 1581 persona vazhdojnë të rezultojnë të pagjetur nga lufta, nga 6063 që ishin raportuar gjithsej.

- Advertisement -

Sot një murale e madhe iu dedikua Ferdonije Qerkezit, nënës gjakovare të kthyer në simbol të kësaj dite. Vepra e artistes Ermira Murati, e paraqet nënën gjakovare me 6 pjata në tavolinë e askënd rrotull. 27 vjet më parë policia serbe ia rrëmbeu djemtë dhe bashkëshortin, me arsyen e vetme se ishin shqiptarë.

Artistja Murati tha për mediet se, sot ky mural vjen si akt nderimi për një dhimbje aq të madhe për shoqërinë shqiptare, duke iu kushtuar gjithë familjeve që vazhdojnë të jetojnë më dhimbje dhe mungesë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat