spot_img
E hënë, 18 Maj, 2026
06:05
HomeKosovaKosova, shteti i dytë më i varfër në Evropë

Kosova, shteti i dytë më i varfër në Evropë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP), Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.

Sipas raportit, ekonomia e Kosovës është e vogël dhe e orientuar nga shërbimet, ku ndërtimtaria, tregtia me pakicë dhe remitancat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të matur.

- Advertisement -

“Remitencat nga diaspora kosovare (e përqendruar në Gjermani, Zvicër dhe Austri) arrijnë rregullisht në rreth 15% të GDP-së, një nga raportet më të larta në botë. Rritja reale e GDP-së ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë pesë viteve të fundit, por papunësia e të rinjve është afër 30% dhe një e treta e të rinjve kosovarë nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim”, thuhet ndër tjerash në raport.

Aty përmendet edhe “njohja e kufizuar ndërkombëtare” e vendit, gjë që, siç thuhet në raport, “kufizon qasjen në institucionet ndërkombëtare dhe ngadalëson investimet e huaja”.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të raportit, Moldavia mbetet shteti më i varfër në Evropë me GDP për kokë banori sipas PPP-së prej rreth 19,700 dollarësh.

Pas saj renditet Kosova me rreth 20,400 dollarë për kokë banori, e ndjekur nga Ukraina me 21,000 dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 22,800 dollarë, Maqedonia e Veriut me 24,300 dollarë, Bjellorusia me 25,500 dollarë, Shqipëria me 25,600 dollarë, Serbia me 28,500 dollarë, Mali i Zi me 31,000 dollarë dhe Bullgaria me 36,000 dollarë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat