HomeKosovaZgjedhjet 2025Elezi: Deri në orën 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet

Elezi: Deri në orën 16:00 janë rinumëruar 36 nga 50 vendvotimet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deri sot në orën 16:00 ka përfunduar rinumërimi i 36 vendvotimeve nga 50 sosh pas vendimit të djeshëm të KQZ-së.

Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave, deri të martën në orën 16:00, janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave tjera janë rinumëruar 3 sosh.”

Në mbledhjen e mbajtur dje, KQZ miratoi dy rekomandime të prezantuara nga anëtari i PDK-së aty, Arianit Elshani.

- Advertisement -

Rekomandimi i parë ishte për rinumërimin e 15 vendvotimeve për shkak se ka mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit.

Ndërsa rekomandimi i dytë ishte për rinumërimin e votave në 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje të rezultateve të kandidatëve të LDK-së në komunën e Vushtrrisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat