spot_img
E diel, 26 Prill, 2026
12:28
HomeKosovaKrasniqi: Kurti ka marr peng shtetin, më e rëndësishme Albulena Haxhiu se...

Krasniqi: Kurti ka marr peng shtetin, më e rëndësishme Albulena Haxhiu se qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka thënë se kjo parti ka marrë peng shtetin.

Krasniqi, ka thënë se për Kurtin po është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se sa, qytetarët e vendit.

- Advertisement -

‘‘Pra po e shihni që po vazhdon abuzimi i të drejtës Kushtetuese që i takon partisë së parë që i takon për ta propozuar një kandidat. VV-ja e ka marrë shtetin peng dhe po e mbanë konstituimin e institucioneve peng, ky është një degradim që asnjë se kemi menduar që mund të ndodh ndonjëherë. Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet. Si PDK ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Zgjidhja është evidente, duhet me u ndërru kandidatja. E ftoj deputetin Kurti që të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun a 1 milion qytetarë që kanë votu në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga ajo që kemi pa deri tash Haxhiu është më e rëndësishme për të’’, ka deklaruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat