spot_img
E mërkurë, 6 Maj, 2026
20:19
HomeKosovaKrasniqi thotë se Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Krasniqi thotë se Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i kthehet politikës me Partinë Socialdemokrate.

Ai në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kreut të LVV-së njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtin.

- Advertisement -

Siç deklaroi Krasniqi, Kurti “ka urrejtje çnjerëzore ndaj Hashim Thaçit”.

“Unë kam qenë kritiku më i madh i Hashimit për veprimet që i ka bërë gjatë qeverisjes, por ja jap dorën, çdo ditë e çdo natë për veprën e madhe që e ka bërë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

- Advertisement -

“Ky nuk do që Hashimi të jetë shpallësi i Pavarësisë së Kosovës. Ky do ta bëjë një shpallje të re, ky do të bëjë diçka të madhe që të gjithë heroit e mëparshëm të mbesin nën hijen e tij. Ky është njeri i sëmurë, ka probleme të mëdha mendore”, u shpreh mes tjerash Krasniqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat