spot_img
E enjte, 28 Maj, 2026
19:36
HomeKosovaKthehen nën kontrollin e INFRAKOS-it të gjitha objektet hekurudhore në Veri

Kthehen nën kontrollin e INFRAKOS-it të gjitha objektet hekurudhore në Veri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se nga sot janë kthyer nën menaxhim të plotë të ndërmarrjes publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.

Ky aksion është realizuar në koordinim të plotë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe INFRAKOS-in, dhe sipas ministrisë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Po ashtu, theksohet se ky veprim pritet të mundësojë përshpejtimin e rehabilitimit, modernizimit dhe funksionalizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe standardet shtetërore.

Ministria bën të ditur se segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Korridorit X, i cili lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit, duke rritur potencialin ekonomik dhe integrimin infrastrukturor të vendit.

- Advertisement -

Në fund, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit shpreh falënderim për organet e rendit dhe sigurisë për efikasitetin në realizimin e këtij aksioni, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat