E PLOTËSUAR / Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës, se dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja.
Kurti ka thënë po ashtu se opozita kompromisin në vazhdimësi e ka parë si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve.
“Marrëveshja politike dhe kompromisi mes partive politike për koalicion qeverisës është gjëja më normale në demokraci. Por, kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik. Kompromisi nuk është pazar që lidhet për të rehatuar figura politike. Kompromisi i vërtetë, ai që iu shërben qytetarëve ndërtohet mbi dy shtylla të panegociueshme, së pari mbi respektin për rezultatin e zgjedhjeve dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike e cila rrjedh nga angazhimi publik dhe nga fakti që je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se kanë mundur të sjellin tre emra. “Asnjë emër nuk e sollën. Në takime kurrë s’kanë përmendur asnjë emër. Duhej të përmendja emra me cyt imagjinatën që biseda të bëhej konkrete. Unë përmendja emra në takime, ata s’kanë përmendur. Kam përmendur emra edhe të atyre partive. Më shumë se kaq s’mundem”, tha Kurti.
Kurti: As PDK e as LDK nuk kanë marrë ndonjë iniciativë e propozim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës, se as PDK me 22 deputetë, e as LDK me 15 deputetë nuk kanë marrë ndonjë iniciativë.
“Deri më tani nuk kemi pranuar asnjë propozim nga subjektet politike, as PDK me 22 deputetë dhe as LDK me 15 deputetë nuk kanë marrë ndonjë iniciativë, ndonjë propozim apo ndonjë emër”, tha ai.
Kurti tha se gjatë vitit të kaluar i bëri ofertë qeverisës LDK-së, të njëjtën e bëri edhe sot. Ai shtoi se tash ia ka ofruar katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, duke thënë se edhe këtë LDK-ja e refuzoi.
“LDK-ja po e bën bllokadën vitin e kaluar dhe tash, unë i kam ofruar bashkëqeverisje. Jo çfarëdo oferte që i kam bërë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri, pra në mungesë timen kryetari LDK-së të udhëheq mbledhjet e Qeverisë. LDK-ja le t’i pyes partitë popullore në Evropë që ia kemi bërë këtë ofertë dhe ky ka refuzuar, le ta çfarë do t’i ndodh. Gjysmën e asaj që i kam ofruar LDK-së i ka partia GUXO, pra me Partinë Guxo që kemi garuar bashkë, LDK-së, ia kam dhënë dyfishin”, ka thënë Kurti.
Kurti: Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është diskutimi për çështjen e presidentit të Republikës së Kosovës, se dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Zgjedhja e presidentit është vendimtare për vazhdimin e funksionimit me kapacitete të plota të qeverisë, të Kuvendit dhe të institucionit të presidentit. Dështimi në zgjedhjen e presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja”, tha ai.
Sipas tij, qëllimi i bllokadës së vitit të kaluar ishte për ta dëmtuar subjektin fitues, por ajo në fakt rezultoi në dëm të qytetarëve dhe shtetit.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, Rushiti e Hoxha kandidate për presidente



