E PËRDITËSUAR / Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur një nga një emrat e deputetëve të cilët po mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Ajo ka lexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se deputetët obligohen të jenë prezentë në sallë dhe të përdorin të drejtën e tyre për votë. Haxhiu ka thënë se ata lirohen të mos jenë vetëm kur marrin leje.
Ka nisur punimet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për presidente.
Deri më tani partitë opozitare nuk janë prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje që të marrin pjesë në seancë.
“Ndërkohë presim që deputetët që nuk janë të pranishëm në këtë seancë të na bashkohen. I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në këtë seancë që të vijnë. Sipas informacioneve që kemi ata janë në zyrat e tyre andaj i ftojnë të vijnë e të na bashkohen”, ka thënë Haxhiu.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci prezantoi figurën e Feride Rushitit, duke thënë se pjesa qendrore e angazhimit të saj profesional ndërlidhet me mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
Ndërkaq deputeti nga LVV, Luan Aliu gjatë prezantimit të profilit të Hatixhe Hoxhës tha se bazuar në përvojën e saj, lidershipi i saj mund t’i kontribuoj institucioneve të vendit.
Konjufca thotë se po synohet rrëzimi i Qeverisë me çështjen e Presidentit



