spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
20:40
HomeKosovaKonjufca thotë se po synohet rrëzimi i Qeverisë me çështjen e Presidentit

Konjufca thotë se po synohet rrëzimi i Qeverisë me çështjen e Presidentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në seancën e thirrur për presidentin ku të pranishme nuk janë partitë kryesore opozitare, tha se për 7 vjet ndodhën 3 kriza politike në Kosovë, që sipas tij, “ishin përpjekje e opozitës me rrëzu Qeverinë Kurti”.

Konjufca tha se “kjo qeveri, po synohet me u rrëzu me presidentin”.

- Advertisement -

Konjufca në foltore të Kuvendit tha: “3 kriza na kanë ndodhë në katër palë zgjedhje për 7 vjet, tri krizat e kanë pas arsye themelore përpjekjen për mospranim të rezultatit zgjedhor, ose përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor”.

“Kriza e vitit 2020 e ka pas formën e daljes së LDK-së nga koalicioni… pra mospajtimin që kryeministër me qenë Kurti dhe mospajtim pse populli ja ka dhanë mandatin VV-së”, tha ai.

- Advertisement -

Konjufca, si krizë të dytë, përmendi edhe bllokadën e vitit të kaluar, që sipas tij nga kriza e dytë u pamundësua vetëkrijimi i qeverisë.

“Kriza e tretë është kjo që po e kalojmë tash, bashkimi i opozitës me shfrytëzu çështjen e presisidentit që përmes pamundësimit të kuorumit të çojnë në zgjedhje”.

Sipas tij, kjo po bëhet me “rrëzu qeverinë”.

Kurti thotë se LDK-ja po e bën bllokadën e vitit të kaluar edhe tash

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat