Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Kryesisë së saj të re, si pjesë e një procesi të gjerë të riorganizimit politik që synon forcimin e strukturave drejtuese të partisë.
Përmes një komunikate për media, LDK-ja bëri të ditur se kryetari i partisë, pas një cikli konsultimesh të brendshme, ka marrë vendimin për përbërjen e re në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga organet më të larta vendimmarrëse të subjektit.
“Kjo përbërje reflekton përvojën institucionale dhe energjinë e re, e mbi të gjitha, përbashkimin e të gjitha niveleve si element thelbësor i forcimit tonë partiak”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Fokusi te efikasiteti dhe përfaqësimi Sipas partisë, ky riorganizim është ndërmarrë me qëllim që të rritet efikasiteti në proceset e vendimmarrjes dhe të sigurohet një përfaqësim sa më dinjitoz i të gjitha strukturave brenda partisë.
“Kryesia e re është në funksion të forcimit të organizimit të brendshëm, përfaqësimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në vendimmarrje”, përfundon komunikata.
Ky hap shihet si një lëvizje strategjike e LDK-së për t’u konsoliduar përpara sfidave të ardhshme politike, duke u mbështetur në një ekip që ndërthur traditën politike të partisë me figura të reja që sjellin frymë të re organizative.



