spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
10:57
HomeKosovaLDK: Shqetësuese tendencat e VV për të ushtruar ndikim mbi institucionet e...

LDK: Shqetësuese tendencat e VV për të ushtruar ndikim mbi institucionet e pavarura

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Sipas LDK-së, vendimi i Kushtetueses konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Në reagimin zyrtar të LDK-së thuhet se disa dispozita të ligjit të miratuar janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 7 të Kushtetutës, që përcakton vlerat dhe parimet kushtetuese, si dhe me nenin 141 që garanton pavarësinë e KPM-së.

Sipas vendimit, ndërhyrjet e konstatuara – përfshirë kompetencën e Kuvendit për të zgjedhur Kryetarin e KPM-së dhe rritjen e numrit të anëtarëve pa konsultim publik – përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë së këtij institucioni.

- Advertisement -

LDK ka shprehur shqetësim për, siç thotë, “tendencat e përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për të ushtruar ndikim politik mbi institucionet e pavarura, përfshirë KPM-në”, duke e interpretuar këtë si përpjekje për të kontrolluar mediat audiovizuale në vend.

“Këto veprime janë shkelje e parimeve themelore të demokracisë dhe rrezikojnë seriozisht funksionimin e medias si ‘shtylla e katërt’ e shtetit”, thuhet më tej në deklaratë.

LDK ka paralajmëruar se do të angazhohet që legjislatura dhe qeveria e ardhshme të respektojnë vendimin e Kushtetueses dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara.

Thekson nevojën për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës në çdo iniciativë ligjore që prek fushën e mediave, duke përfshirë konsultime me palët e interesuara dhe përputhje me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat