spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
18:03
HomeKosovaLimaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet pa institucione – kjo...

Limaj: Kosova nuk e ka luksin të mbetet pa institucione – kjo është lojë nervash

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e cilësoi “lojë nervash” vazhdimin e seancës konstituive pas dështimit që edhe sot të zgjidhej kryeparlamentari.

Ai tha se shpreson “që gjërat do të ndryshojnë në ditët në vijim” dhe tha se konstituimi i institucioneve ka vështirësi.

- Advertisement -

“Vërtet është si me thënë një lojë nervash, megjithatë konstituimi i i institucioneve e ka rrugën e vet e vështirësitë e veta. Unë besoj që në ditët në vijim të gjithë do të angazhohemi dhe do të kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë dhe që Kosova t’i ketë institucionet e veta”, tha ai.

Ai tha se Kosova nuk ka luks të mos ketë institucione dhe tha se ato duhet të bëhen përmes “rrugëve të njohura”.

- Advertisement -

“Kosova s’e ka luksin të mbesë pa institucione, shpresoj që do të gjinden. Por, institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura ashtu siç bën bota e qytetëruar dhe shpresoj që do të ndodhë”, tha ai.

Limaj s’dha përgjigje pyetjeve të gazetarëve nëse është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat