spot_img
E hënë, 11 Maj, 2026
12:40
HomeKosovaLushtaku: Jam për kthimin e Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe...

Lushtaku: Jam për kthimin e Limajt, këtë qëndrim do ta mbajë edhe në takimin e kryesisë së PDK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar pro rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se po të varej nga ai, kjo çështje do të ishte e kryer pasi është pro kthimit të tij në parti, megjithatë vendimin e merr kryesia e PDK-së.

- Advertisement -

Lushtaku thotë se edhe në mbledhjen e Kryesisë do të mbajë qëndrimin për rikthimin e Limajt në PDK.

“Miq të dashur, më keni dërguar shumë pyetje lidhur me kthimin e Fatmir Limajt në PDK. Po të varej nga unë, kjo çështje do të ishte e kryer, sepse qëndrimi im ka qenë dhe mbetet PËR. Vendimin e merr Kryesia e PDK-së, por unë do ta mbaj këtë qëndrim edhe në mbledhjen e Kryesisë. Uroj që ta respektojmë vullnetin e elektoratit dhe, bashkërisht, ta fuqizojmë PDK-në”, ka shkruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat