spot_img
E martë, 14 Prill, 2026
12:20
HomeKosovaMbetje mortore në një lagje të Prishtinës

Mbetje mortore në një lagje të Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në lagjen Arbëria, ish-Dragodan të Prishtinës, janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur mbetjet janë gjetur ka pas gërmimeve të planifikuara, të cilat janë bërë me urdhëresë të Gjykatës përkatëse.

- Advertisement -

Mbetjet do të dërgohen në IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjekoligjore, si dhe do të vazhdojnë gërmimet e planifikuara për gjetjen e mundshme të mbetjeve të tjera.

“Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës, EULEX-i, Prokuroria, IML-ja dhe Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit. Gërmimi ka qenë i planifikuar, pas dyshimeve tona për mbetje mortore nga lufta e fundit, në afërsi të varrezave në Dragodan”, ka thënë Haliti për Kallxo.com.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat