spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
10:38
HomeLajmeTrump propozon gjeneralin në pension, Eric Wendt, si ambasador të ri të...

Trump propozon gjeneralin në pension, Eric Wendt, si ambasador të ri të ShBA-së në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar emërimin e Eric Wendt, gjenerallejtënant në pension, si ambasadorin e ri të ShBA-së në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. Propozimi tani i kalon Senatit Amerikan për shqyrtim dhe konfirmim, procedurë kjo e domosdoshme për emërimet e diplomatëve të këtij niveli.

- Advertisement -

„Eric Wendt, nga Kalifornia, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Wendt është një figurë me përvojë të gjatë ushtarake dhe diplomatike. Karriera e tij në shërbimin e forcave të armatosura të ShBA-së kulmoi me gradën gjenerallejtënant, ndërsa njohuritë e tij strategjike pritet të luajnë një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Uashingtonit dhe Tiranës, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

- Advertisement -

Nëse konfirmohet nga Senati, Wendt do të zëvendësojë ambasadoren aktuale, duke marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në një periudhë me rëndësi për integrimin dhe stabilitetin rajonal.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat