spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
10:17
HomeMuzikëMbledhja komemorative për Shpatin, dhimbje, krenari e premtime

Mbledhja komemorative për Shpatin, dhimbje, krenari e premtime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Funksionarë shtetërorë, familjarë, artistë e shokë morën pjesë sot në mbledhjen komemorative në komunën e Çairit, për nder të veprimtarisë së Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë në moshën 40 vjeçe.

“Ndoshta do të thoni se pse nuk jam në gjendje të flas sot. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë dhe e dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e vet. Por në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur, siç thanë të gjithë, që paskam lindur një djalë jo vetëm i imi, por Shpati paska qenë i të gjithëve, i të gjithë juve. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Dhe kjo ka qenë një parandjenjë e gjithë neve, që jemi shqetësuar si familje. Lus Zotin me lutjet e mija më të fuqishme, që të mi ruaj fëmijët e tjerë”, tha Gjylymsere Kasapi, nëna e Shpat Kasapit.

- Advertisement -

“Mua si Selvije më ka kompletuar. Më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, dhe mbi të gjitha më ka falur një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë. Dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’i tregojë. Por e dij se do të jetë shumë krenar për babanë, që e ka dashur shumë Shpati. Është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me të gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet. Roeli do të jetë shumë krenar dhe sidomos do të jetë shumë krenar, kur të shohë sa prej jush e keni dashur Shpatin, sinqerisht, ashtu siç duhej të duhet Shpati. Unë i kam thënë shpesh Shpatit, ti je shumë i mirë për këtë jetë. Shumi i sinqertë për këtë botë mizore”, tha Selvije Jao.

“Përtej artit, Shpati ishte njeri i qeshur, i sjellshëm dhe i dashur. Energjia e tij pozitive ndjehej kudo, dhe kujtimet për të mbeten po aq të forta sa këngët që la pas. Pavarësisht trajtës trupore, arti i Shpatit do të jetojë përherë në mesin tonë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

- Advertisement -

“Kokën mbajeni lartë, për djalin, vëllain, bashkëshortin që keni pasur, për shkak se Shpati ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë”, theksoi kryeparlamentari Afrim Gashi.

Këngëtarja Leonora Paloska nuk i mbajti dot lotët gjatë mbledhjes komemorative në Çair, për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi.

Gjatë fjalës së saj Poloska tha se Shpati do të mbetet i paharruar përgjithmonë.

‘’Me dhimbje të thellë dhe respekt të pa masë përulemi para kujtimit të Shpatit ai ishte shembull i mirësisë, i besës një shpirt që i ndriçonte çdo ambienti ku shkonte. Shpat Kasapi që me zërin e tij të ëmbël preku zemrat e mijëra njerëzve, kjo jetë është e rëndë, por kujtimi yt do të jetojë si një dritë që kurrë nuk fiket të gjithë vijmë në këtë botë dhe të gjithë e kemi nga një mision, Shpat Kasapi na tregoi të gjithëve që edhe me 40 vjet ai e përmbushi këtë mision edhe do të mbetet i paharruar gjithmonë. Ngushëllime familjes, kolegëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shpati na bone pak të padrejtë e këpute zinxhirin’’, u shpreh ajo me lot në sy.

Këngëtarja Altuna Sejdiu në mbledhjen komemorative për këngëtarin Shpat Kasapin kujtoi kohën më të ndjerin kur ishin fëmijë, dhe fillimin e karrierës së tyre muzikore.

“Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinjë që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat, ti ja dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje që nuk u largua asnjëherë nga fytyra jote le porosinë se të jesh i mirë të jesh i pastër i qetë i dashur është vlerë e njerëzimit.”, tha ajo

Tuna pati një premtim për mikun e saj.

“Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera, por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet, dhe nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty”, u shpreh Tuna.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat