spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
12:29
HomeKosovaMe mburojë antiplumb e me çadër për deputet Kurtin: Siguri apo paranojë?

Me mburojë antiplumb e me çadër për deputet Kurtin: Siguri apo paranojë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i zgjedhur, Albin Kurti, doli me ecje të shpejtë nga Kuvendi pas dështimit të VV-së për ta zgjedhur kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu.

Me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, deputet Kurti u pa i rrethuar me truproja, të cilat i gëzon në kuadër të funksionit të kryeministrit në detyrë.

- Advertisement -

Por a po zbatohen masa të tepërta për mbrojtjen e tij, kur duhej të bënte vetëm disa hapa deri te ndërtesa e Qeverisë?

Para gazetarëve, Kurti u përcoll nga disa truproja të mbrojtjes së afërt. Njëri anëtar i ekipit të sigurisë kishte në dorë një mburojë të palosshme antiplumb, ndërsa një tjetër mbante një çadër të zezë.

- Advertisement -

Çadra mund të përdoret kundër shiut, por me gjasë edhe në rast të ndonjë “sulmi” me vezë ndaj deputetit të zgjedhur, duke marrë parasysh se Kurti e kishte përdorur këtë metodë ndaj kundërshtarëve politikë në të kaluarën. Siguri apo paranojë?

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat