spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
06:19
HomeMuzikëMiti i Elvis Presley – Stacione të rëndësishme nga jeta e tij

Miti i Elvis Presley – Stacione të rëndësishme nga jeta e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbreti i Rok’n’Roll-it do të kishte mbushur sot 90 vjeç. Një retrospektivë në jetën e tij, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat.

Më 8 janar 1935, legjenda e muzikës lindi në Tupelo, Mississipi. Elvis Aaron Presli u rrit në një familje të thjeshtë, por kishte një fëmijëri të lumtur dhe një lidhje veçanërisht të fortë me të ëmën, të cilën e donte dhe adhuronte.

- Advertisement -

Elvis Presley | Rock & Roll Hall of Fame

Provat e para për t’u futur në botën e muzikës ai i ndërmori në një botë të muzikës country dhe të evangjelistëve, ishte anëtar i korit të kishës së komunitetit të tij. Në një kitarë të thjeshtë, të cilën e mori dhuratë nga e ëma, ai mësoi vetë të luajë dhe imitonte idhujt e tij. Me këngët e ushtruara ai jepte koncerte të vogla para bashkënxënësve të tij.

- Advertisement -

Known as the "King of Rock and Roll," Elvis Presley rose to fame in the 1950s with his unique voice singing blues, country and pop. Elvis left the building too soon on Aug. 16, 1977, after suffering a heart attack at the age of 42.

Pas përfundimit të shkollës, Elvisi filloi të bënte punë rasti, por duke mos e harruar ëndrrën e tij për t’u bërë dikur këngëtar i shquar. Dollarët e fituar me mundim ai i investoi në qershor 1953 në regjistrime provë, të cilat i bëri në studion Sam Phillips. Kjo studio e mori këngëtarin e ri, e impresionuar nga zëri i tij, nën patronazh dhe e mbështeti talentin e Elvis Preslit.

Në vitin 1954, në studiot e Sam Phillips u regjistruan “I love you because” dhe “It’s allright”, të cilat ishin këngët e para profesionale të Elvis Preslit, dhe Phillips i publikoi në firmën e vet.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Sam Phillips e kuptoi shansin e madh, që iu ofrua asaj vetë dhe mbrojtësit të saj dhe ia prezantoi këngët e tjera një firme të madhe diskografike. Edhe ajo tregoi interes për këngëtarin e ri dhe i ofroi atij një kontratë prej 40 mijë dollarësh, që ishte për kushtet e atëhershme një gjë jashtëzakonisht fitimprurëse. Për t’i fituar paratë e investuara, firma RCA nisi për këngëtarin e ri një fushatë publicitare të sofistikuar dhe e dërgoi atë në një udhëtim promocional nëpër kanale televizive dhe radiostacione në të gjitha shtetet.

Home | Elvis Presley Official Site

Suksesi

Llogaria rezultoi e suksesshme. I riu që ishte kthyer në një artist me rëndësi në Memfis dhe në rrethina, u bë yll i muzikës në të gjithë vendin, këngët e tij “Hound Dog” dhe “Heartbreak Hotel” u bënë më 1956 hite të mëdha. “Heartbreak Hotel” zuri vendin e parë në paradën e hiteve në SHBA dhe e ruajti këtë vend për tetë javë. Hapi drejt suksesit për burrin, i cili do të futej në historinë e popit dhe të rokut si këngëtari më i suksesshëm, qe ndërmarrë.

Në të njëjtin vit u fut në historinë e muzikës dhe tundja me vrull e ijes nga Elvis Presli. Që prej kësaj kohe shumë e adhuronin Elvisin si idhull seksi, të tjerë i quanin thjesht ordinere këngët e tij në skenë.

How to Watch Elvis Presley Channel Streaming Free Online

Popullariteti i madh i starit të industrisë, tërhoqi shpejt edhe industrinë filmike të Hollivudit, e cila e zbuloi Elvisin për ekranet e kinemasë. Në vitin 1957 Elvisi xhiroi filmin e tij të parë “Love me tender”. Në të njëjtin vit atë e mobilizuan. Më 24 mars Elvisi nisi shërbimin ushtarak në Arkansas, i cili e solli për një vit e gjysmë edhe në Gjermani, ku starit me uniformë iu përgatit një pritje e madhe nga fansat dhe shtypi.

What Happened To Elvis After 1968 Comeback: Career Revival & Death Explained

Karrierë në kinematografi

Kur u kthye në mars 1960 në SHBA, ku hoqi uniformën, ai mundi të vazhdonte pa problem sukseset e tij në biznesin e shout. Veçanërisht biznesi i filmave funksionoi mirë. Nga viti 1960 deri në vitin 1967 ai qendroi para kamerës për jo më pak se 27 filma.

AI Elvis Brings King Of Rock And Roll Back To Life For Immersive Concert

Fazën e zellshme të filmave e pasuan nga vitet 1969 deri 1977 vitet e koncertit, në të cilat Presli kreu më shumë se 1000 koncerte.

BBC Two - Elvis Presley: '68 Comeback Special

Rënia

Presli bënte një jetë të parregullt, të cilën pas pak kohësh artisti, që pëlqente ushqimin e shijshëm dhe alkoolin, mund ta mbante nën kontroll vetëm me një miks medikamentesh dhe drogash stimuluese.

Elvis Presley - This Day In Music

Presionit në profesion iu shtuan edhe problemet private, të cilat bënë që në vitin 1973 gruaja e tij Prishilla të kërkonte ndarjen. Nga martesa ylli i rock-ut pati edhe një vajzë, Lisa Marie.

Katër vjet më vonë, më 16 gusht 1977 ai u gjet i vdekur nga e dashura e tij e atëhershme Ginger Alden, në shtëpinë e tij në Memfis. /DW

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat