HomeKosovaNdërtimi i nënstacionit policor nis 2 kilometra larg kufirit me Serbinë

Ndërtimi i nënstacionit policor nis 2 kilometra larg kufirit me Serbinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vendosur sot në mëngjes gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, që është vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Vlera e këtij projekti është rreth 700 mijë euro.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeministri Kurti i cili ka shprehur bindjen se objekti ku do të shërbejë policia kufitare do të ndërtohet shumë shpejt.

- Advertisement -

Ndërkaq, javën e shkuar u vendos edhe gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit.

“Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare”, ka shkruar kreu qeveritar.

- Advertisement -

Ndërkaq, vartësi i tij, Sveçla ka shkruar se po vazhdon të përmirësohet infrastruktura e Policise së Kosovës, e të ngritet niveli i sigurisë gjithandej Republikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat