spot_img
E enjte, 30 Prill, 2026
09:56
HomeKosovaNdotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria autorizon Policinë...

Ndotja e sotme e ambientit nga oxhaqet e KEK-ut, Prokuroria autorizon Policinë për hetime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se sot ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e  të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria njofton se një prokuror  i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

- Advertisement -

“Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat