spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
15:00
HomeLajmePrishtina të enjten pjesërisht pa ujë: Ja zonat që do të kenë...

Prishtina të enjten pjesërisht pa ujë: Ja zonat që do të kenë ndërprerje të furnizimit për 7 orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Disa zona të rëndësishme në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë gjatë ditës së enjte, më 16 prill 2026, si pasojë e punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) „Prishtina“, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Shkak për këtë mbeten punimet në rrugën „Ulëza“, të cilat po realizohen nga Komuna e Prishtinës në kuadër të rregullimit të infrastrukturës.

- Advertisement -

Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

  • Hajvalia (pjesërisht);

    - Advertisement -
  • Veterniku;

  • Lagjja „Nic“;

  • Lagjja „Qershia“;

  • Lagjja „Qëndresa“;

  • Lagjja „Priam“;

  • Fshati Miradi e Epërme.

„Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Konsumatorët në këto zona udhëzohen të bëjnë rezervat e nevojshme të ujit për këtë interval kohor, ndërsa furnizimi pritet të stabilizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat