spot_img
E enjte, 26 Shkurt, 2026
02:59
HomeKulturëNorbert Jokl dhe trashëgimia e tij shkencore në albanologji

Norbert Jokl dhe trashëgimia e tij shkencore në albanologji

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 25 shkurt të vitit 1877 lindi albanologu i shquar austriak, Norbert Jokl.

Norbert Jokl lindi në Bzenec të Moravisë, ai u formua fillimisht në fushën e drejtësisë, por më pas iu përkushtua gjuhësisë në Universitetin e Vjenës, ku në vitin 1908 filloi punën si kryebibliotekar dhe pedagog. Jokl ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij studimeve indoevropiane dhe gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Kërkimet e tij u përqendruan në etimologjinë, fonetikën historike dhe marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra ballkanike. Jokl analizoi rrënjët indoevropiane të shqipes, duke mbrojtur tezën e autoktonisë së saj përmes elementeve ilire dhe trake.

Për Norbert Joklin, autoktonia e shqipes ishte një fakt shkencor i pakontestueshëm, të cilin ai e mbrojti duke argumentuar se gjuha shqipe është zhvilluar në mënyrë organike dhe të pandërprerë brenda territorit historik të Ballkanit.

- Advertisement -

Edhe pse jeta e tij u ndërpre tragjikisht më 6 maj 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore, trashëgimia e tij shkencore mbetet e pazëvendësueshme për historiografinë shqiptare. Vizita e tij në Shqipëri më 1937 dëshmoi lidhjen e ngushtë me kulturën që e studioi me aq përkushtim.

Disa nga veprat e tij: “Studime për etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”(Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung”, Vjenë, 1911), “Hulumtime gjuhësore dhe historiko-kulturore në fushën e shqipes” (Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin-Lajpcig, 1923). /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat