spot_img
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
00:57
HomeKulturëSevasti Qiriazi, pionierja e arsimit dhe e emancipimit shqiptar

Sevasti Qiriazi, pionierja e arsimit dhe e emancipimit shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 24 shkurt 1871, në Manastir, lindi Sevasti Qiriazi, gruaja që guxoi të ëndërronte një Shqipëri të arsimuar.

Sevastia u diplomua në Kolegjin Amerikan të Stambollit, duke u bërë e para grua shqiptare me arsim të lartë. Me një vizion të qartë për të ardhmen, Sevasti Qiriazi-Dako u kthye në Korçë ku në vitin 1891 hapi “Shkollën e Vashave”, institucionin e parë arsimor kombëtar për vajza.

- Advertisement -

Përtej katedrës, ajo ishte një zë në arenën ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me miken e saj Edith Durham për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe duke botuar tekste shkollore që edukuan breza të tërë.

Pas viteve të emigrimit, ajo u rikthye në atdhe për të vijuar misionin e saj me Institutin “Kyrias” në Tiranë e Kamzë. Sevasti Qiriazi mbetet një simbol i emancipimit dhe përkushtimit atdhetar, duke lënë pas një rrugë të ndriçuar për çdo grua shqiptare. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat