spot_img
E shtunë, 23 Maj, 2026
07:25
HomeKosovaOsmani: Me ngulm i kam kërkuar SHBA-ve që t’ia japin edhe një...

Osmani: Me ngulm i kam kërkuar SHBA-ve që t’ia japin edhe një shansë Kurtit, e kam mbrojtur çdo veprim të qeverisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mohuar se ajo ka sulmuar qeverisjen e Albin Kurtin në arenën ndërkombëtare, madje, ka shtuar ajo, e vërteta është krejt e kundërt.

Osmani, ka thënë se ajo e ka mbrojtur dhe arsyetuar çdo veprim, dhe se, ajo, ka kërkuar nga SHBA-të që ta takojnë Kurtin, dhe që ata, t’ia japin atij ‘’edhe një shancë’’.

- Advertisement -

“Në tituj tentojnë të pretendojnë që kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht, ka ndodh komplet e kundërta. Çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, madje kam kërkuar nga SHBA-të me ngulm, që ta takojnë kryeministrin, në çdo takim kam kërkuar që ta takojnë, të ia jepin një shansë, ‘’ju lutem jepjani edhe një shancë’’, kjo ka qenë kërkesa ime e vetme’’, ka thënë Osmani në Kanal10.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat