Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.
Osmani ka thënë se familjen e heroit, e vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republika e Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.
Lavdi e përjetshme!
Reagon familja e Afrim Bunjakut pas vendimit të Gjykatës për sulmin terrorist në Banjskë



