spot_img
E enjte, 21 Maj, 2026
01:18
HomeKosovaPunëtorët teknikë pezullojnë grevën

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se është pezulluar greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Komunës së Prishtinës, pas realizimit të kërkesës për ekzekutimin e pagave të muajit prill.

Sipas njoftimit, sot në zyrat e federatës është mbajtur takim me përfaqësuesit e punëtorëve teknikë, ku është vendosur që greva të pezullohet deri më 25 maj 2026.

- Advertisement -

Ky vendim, sipas FSPTSPK-së, është marrë për t’u dhënë kohë institucioneve përgjegjëse dhe kompanive që të realizojnë edhe kërkesën tjetër të punëtorëve, respektivisht lidhjen e kontratave të punës për të gjithë punëtorët teknikë.

Federata ka paralajmëruar se nëse deri në afatin e caktuar nuk realizohen kërkesat e punëtorëve, organet sindikale do të vendosin për vazhdimin e veprimeve sindikale, përfshirë rikthimin e grevës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat