HomeKulturëRama: Tirana, muze i hapur i pasionit për automobilizmin

Rama: Tirana, muze i hapur i pasionit për automobilizmin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Retro Albania” solli këtë fundjavë në kryeqytet ekspozimin e mjeteve historike, duke nderuar koleksionistë dhe krijues të pasionuar pas automobilizmit, çka e ktheu Tiranën në një muze të hapur të trashëgimisë teknike dhe kulturore shqiptare.

Kryeministri Rama ndau pamje nga veprimtaria e zhvilluar në Muzeun “RON”, duke theksuar se Tirana u shndërrua në një hapësirë nderimi për pasionin ndaj automobilizmit dhe trashëgimisë teknike kombëtare.

- Advertisement -

“Nëpërmjet FIVA Heritage Hall of Fame, Shqipëria u vendos sërish në vëmendjen ndërkombëtare si një vend që vlerëson historinë, kujtesën dhe mjeshtërinë njerëzore”, u shpreh Rama.

Në kuadër të këtij projekti u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”, organizuar nga FIVA-Fédération Internationale des Véhicules Anciens, në bashkëpunim me DPSHTRR dhe Muzeun “RON”.

- Advertisement -

Për herë të parë në Shqipëri, ky çmim iu akordua koleksionistit Medi Halilaj, në vlerësim të kontributit të tij në ruajtjen e mjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat