HomeKosovaRama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcimin e FSK-së

Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcimin e FSK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përparim Rama ka vlerësuar kontributin e gjeneralit amerikan Timothy Orr në zhvillimin e Forca e Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Kosovës dhe kontribuues në forcimin e kapaciteteve të saj sipas standardeve të NATO-s.

Rama ka theksuar se përmes bashkëpunimit me Iowa National Guard është forcuar partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe janë rritur kapacitetet profesionale të FSK-së.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar gjithashtu Konsullin Drilon Zogaj për organizimin e pritjes, si dhe organizatën YMCA për kontributin e saj, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe amerikanëve në këtë ngjarje të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës.

“Kosova është përherë mirënjohëse ndaj miqve të saj”, ka theksuar Rama në reagimin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat