spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:57
HomeMuzikëRap artistja e njohur, paralajmëron albumin e parë

Rap artistja e njohur, paralajmëron albumin e parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Melinda Ademi, po vjen me albumin e saj të parë.

Ajo ka njoftuar fansat se tashmë ka nisur me përgatitjet dhe së shpejti do të sjellë projektin e parë, i cili do të jetë në bashkëpunim.

- Advertisement -

Melinda theksoi se ky album do të pasqyrojë kush është dhe një anë tjetër që do ta njihni edhe më mirë.

“Për të gjithë fansat e mi, albumi im po vjen. Në vitin 2018, isha duke jetuar në Yonkers, NY, ku bëra hapin e besimit ndaj vetes dhe bëra dy valixhe për të vazhduar karrierën time muzikore në Kosovë. Ishte vendimi më i mirë i jetës time, sot, 6 vjet më vonë, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se unë jam duke incizuar – realizuar albumin tim të parë në studio me Redbox Entertainment. Ky album do të pasqyrojë se kush jam unë, Melinda e patrembur dhe argëtuese, e mbushur me zemër, dhe anën e Melindës që ju edhe më shumë do ta njihni. Jam shumë e emocionuar që po punoj në këto koleksione këngësh, me shumë artistë të jashtëzakonshëm që unë i respektoj shumë. Këngën e parë nga albumi do ta publikoj këto ditë e cila do të quhet ‘Eci’ në bashkëpunim me Lumi B… Ky album do të jetë puna ime më e mirë deri më tani dhe mezi pres që të gjithë ta dëgjoni. Albumi do lançohet në kanalin tim i cili menaxhohet nga ONIMA. Për fansat dhe mbështetësit e mi, kjo do të jetë e gjitha për ju. Me dashuri, Melinda Ademi”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat