spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
18:23
HomeLajmeFjalët e fundit në gjyqin për Banjskën: “Sulmi kishte qëllim aneksimin e...

Fjalët e fundit në gjyqin për Banjskën: “Sulmi kishte qëllim aneksimin e veriut”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë dhënë sot fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për sulmin terrorist në Banjskë, ku Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin kapital për tre të akuzuarit kryesorë.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, përmes një dokumenti prej 21 faqesh, ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin. Sipas Prokurorisë, është vërtetuar plotësisht se të akuzuarit ishin në dijeni të plotë për sulmin dhe kishin role aktive në funksione të ndryshme gjatë operacionit terrorist.

- Advertisement -

Gjatë seancës, prokurori Abazi shfaqi pamje ekskluzive nga momenti i sulmit të 24 shtatorit 2023, duke argumentuar se qëllimi final i këtij organizimi ishte aneksimi i pjesës veriore të Republikës së Kosovës.

Rrënjët e sulmit: Takimi i Rashkës në vitin 2021 Një element kyç i fjalës përfundimtare ishte zbulimi se planet për Banjskën nuk ishin spontane, por datonin që nga 13 tetori i vitit 2021. Prokuroria potencoi se gjithçka nisi pas një takimi në Rashkë, ku morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeterroristi Millan Radoiçiq.

- Advertisement -

Sipas prokurorit Abazi, ky takim shënoi fillimin e koordinimit për sulmin që do të kulmonte dy vite më vonë, duke dëshmuar një strukturë të mirëfilltë dhe mbështetje të lartë politike e logjistike.

Seanca është përcjellë nga afër nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila raportoi se atmosfera brenda sallës ishte e tensionuar gjatë shfaqjes së provave video dhe leximit të akuzave për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat