spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
15:50
HomeKosovaDrejtësiaReagon ashpër OVL e UÇK-së: Shtyrja e vendimit për Thaçin e të...

Reagon ashpër OVL e UÇK-së: Shtyrja e vendimit për Thaçin e të tjerët një goditje e rëndë nga Haga

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë reaguar sot përmes një komunikate për media duke thënë se e konsiderojnë shtyrjen e vendimit për ish udhëheqësit e UÇK-së në Hagë si një tjetër goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore njerëzore.

“Gati gjashtë vjet paraburgim pa një vendim përfundimtar nuk është procedurë. Është dënim pa aktgjykim. Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve i hapi rrugën lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagim.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e konsideron shtyrjen e vendimit për ish udhëheqësit e UÇK-së në Hagë si një tjetër goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore njerëzore. Gati gjashtë vjet paraburgim pa një vendim përfundimtar nuk është procedurë. Është dënim pa aktgjykim. Asnjë gjykatë e financuar në emër të demokracisë nuk mund të normalizojë një trajtim të tillë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve i hapi rrugën lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Vonesa thellon një padrejtësi të papranueshme dhe gërryen besueshmërinë e çdo institucioni që pretendon se mbron sundimin e ligjit. Dinjiteti i të akuzuarve, i familjeve të tyre dhe i popullit të cilit i shërbyen, nuk mund të mbahet peng i shtyrjeve të pafundme.

Kërkojmë që shtetet demokratike që financojnë dhe mbështesin këtë gjykatë të veprojnë menjëherë. Nuk duhet të lejojnë shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të atyre burrave që vendin nuk e kanë atje, por pranë familjeve dhe popullit të tyre.

Cili mund të jetë vendimi i Speciales për Thaçin dhe të tjerët? Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep tre skenarë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat