Një gjykatës i ka mohuar lirimin me kusht tw reperit Sean “Diddy” Combs, pasi një juri e dënoi manjatin e hip-hopit për transport për t’u angazhuar në prostitucion, por e liroi nga akuzat më të rënda: shantazh dhe trafikim seksual.
Avokatët e artistit kishin argumentuar se ai nuk paraqiste rrezik, duke theksuar se avioni i tij ishte marrë me qira në Hawaii.
Por gjykatësi Arun Subramanian përmendi historinë e dhunës së Combs ndërsa vendosi që reperi duhet të mbetet pas hekurave deri në një shqyrtim të mëvonshëm këtë vit, kur ai përballet me deri në 20 vjet burg, raporton BBC, përcjellë Storm.
Në gjyqin federal gati dy-mujor në New York City, prokurorët akuzuan Combs se kishte përdorur statusin e tij të famshëm dhe perandorinë e biznesit për të drejtuar një sipërmarrje kriminale për trafikim seksual të grave.
Një panel prej 12 anëtarësh jurie diskutoi për 13 orë përpara se ta lironte Combs nga tri prej pesë akuzave më të rënda.
Ai do të vazhdojë të mbahet në të njëjtin burg federal në Bruklin ku është duke qëndruar që nga shtatori i kaluar.
Shpallja e dënimit ishte planifikuar paraprakisht për 3 tetor.
Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se Combs kishte marrë pjesë në një program për autorët e dhunës në familje për të provuar të korrigjonte sjelljen e tij, edhe para se të arrestohej, dhe se nuk kishte qenë i dhunshëm që nga viti 2018.
Por ish-e dashura e Combs, muzikantja Casandra Ventura, e kishte paralajmëruar gjykatën në një letër se manjati i hip-hopit përbënte rrezik nëse lirohej.
Reperi kishte pranuar dhunën në familje, por mohoi çdo takim seksual pa pëlqimin e tij ose një skemë më të madhe shantazhi.
Gjykatësi Subramanian tha se lirimi me kusht po refuzohej sepse “mbrojtja pranoi dhunën në marrëdhënien e tij personale”.



