Filmi shqiptar “Fëmijët e saj” (1957), me regji të Hysen Hakanit, do të rikthehet për publikun i restauruar, falë punës së realizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa fragmente nga ky film, duke e konsideruar këtë një punë të çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare.
Restaurimi i filmit “Fëmijët e saj” përfaqëson një punë të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, duke i dhënë jetë kujtesës filmike kombëtare.
Rikthimi i filmit në versionin e restauruar pritet të sjellë sërish para publikut një vepër me rëndësi në historinë e kinematografisë shqiptare. /atsh



