HomeKulturëRestaurohet portreti i Ismail Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica

Restaurohet portreti i Ismail Kadaresë, vepër e piktorit Vilson Kilica

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një nga veprat më të njohura të artit shqiptar, portreti i parë kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare nga piktori Vilson Kilica, është restauruar dhe i është rikthyer pamja origjinale, duke ruajtur vlerën historike dhe artistike të saj.

Restaurimi u krye nga Olsi Laska, specialist i restaurimit të veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka identifikoi përfundimisht autorin e veprës, i cili nuk dihej.

- Advertisement -

Pra, portreti është vepër e piktorit Vilson Kilica dhe është realizuar në periudhën e studimeve të tyre në Bashkimin Sovjetik. Mendohet se portreti i parë i Kadaresë është realizuar në vitin 1958, raporton agjencia telegrafike shqiptare.

Drejtoresha e Shtëpisë-Studio Kadare, Anisa Ymeri tha se, vepra, pjesë e fondit të Shtëpisë-Studio Kadare, ishte në gjendje shumë të dëmtuar, në kufijtë e shkatërrimit. Në janar të këtij viti, nisi një proces studimi për identifikimin e autorit të saj dhe sidomos për restaurimin, pasi piktura ishte në prag të shkatërrimit të plotë.

- Advertisement -

Nga sot e në vazhdim, piktura do të ekspozohet në Shtëpinë-Studio Kadare, tanimë e konsoliduar dhe e restauruar tërësisht. Sipas Ymerit, për fondin e kësaj shtëpie, një portret i shkrimtarit Ismail Kadare me autor piktorin Vilson Kilica, është me shumë rëndësi dhe po aq me rëndësi është edhe për fondin e veprave të artit.

Shkrimtari Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në Tiranë. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat