spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
02:15
HomeMuzikëRikthehet Bebe Rexha, publikon këngën e re me DJ të njohur

Rikthehet Bebe Rexha, publikon këngën e re me DJ të njohur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë për fansat surprizën më të re muzikore – këngën “Light That Leads Me”, një bashkëpunim me producentin dhe DJ-në e njohur belg, Netsky.

Kënga i përket zhanrit dance dhe electro house, duke sjellë një energji verore dhe ritme që pritet të pushtojnë listat muzikore.

- Advertisement -

Publikimi i saj u bë i ditur përmes një videoje në Instagram Story, ku Rexha konfirmoi se kënga është tashmë e disponueshme në Spotify dhe u bëri thirrje ndjekësve që ta dëgjojnë.

“Shumë njerëz më kanë pyetur për albumin tim BR4, dhe e vërteta është që nuk është gati ende. Jam duke punuar shumë fort për të, por ndërkohë kam një këngë që do të publikohet sonte. Është bashkëpunimi im me Netsky, një producent dhe DJ i jashtëzakonshëm. Kënga titullohet Light That Leads Me dhe shpresoj që ta pëlqeni”, tha këngëtarja në mesazhin e saj për fansat.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat