spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
02:03
HomeMuzikëRita Ora me mesazh të fortë për femrat

Rita Ora me mesazh të fortë për femrat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rita Ora është mësuar me skenat, tapetin e kuq dhe kamerat që ndjekin çdo lëvizje të saj.

Por këtë herë, ishte një ndalesë e papritur në rrugët e New Yorkut ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut – një bisedë e ngrohtë dhe inspiruese me David Carmi, i njohur për intervistat e tij të rastësishme me personalitete në rrugë.

- Advertisement -

Në një video që tashmë është bërë virale, David e ndal këngëtaren shqiptare me famë botërore duke i thënë: “Më fal, Rita. Mendoj se dukesh shumë e sigurt”.

E befasuar dhe njëkohësisht e buzëqeshur, Rita reagon me një “Oh Zoti im” karakteristike, duke e pranuar ftesën për një bisedë të sinqertë.

- Advertisement -

E pyetur se çfarë e bën të ndjehet e sigurt në vetvete, ajo përgjigjet me maturi dhe reflektim.

“Mendoj se jam në rregull me idenë e durimit dhe se gjithçka është një proces. Nuk ka nevojë të jesh perfekt çdo ditë. Ka forcë në pranimin e kësaj brishtësie”.

Ajo shtoi se natyra e punës së saj, e cila është vazhdimisht nën sy të publikut dhe shpesh e komentuar, e ka detyruar të mësojë të jetë e guximshme në zgjedhjet që bën, edhe kur ato nuk pëlqehen nga të gjithë.

“Unë vishem siç dua, bëj çfarë dua dhe kjo më jep vetëbesim. Njerëzit që të duan për atë që je, do të të afrohen vetvetiu”.

Në një moment prekës, David e pyet se çfarë do t’i thoshte versionit të saj më të ri. Rita, pa u menduar shumë, përgjigjet.

“Do t’i thoja se do të jesh mirë. Gjërat do të funksionojnë. Emri yt është tashmë mbi gjithçka që të pret”.

Takimi mbyllet me një moment të ëmbël, ku Rita e surprizon Davidin duke i thënë se e njeh. “

Mos u sill sikur nuk e di kush je. E di kush je, David”, një dëshmi se edhe yjet më të mëdhenj vlerësojnë përmbajtjen me shpirt dhe vërtetësi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat