spot_img
E enjte, 4 Qershor, 2026
19:51
HomeKulturëShowBizSantiana Maloku ironizon me jetën private: Tregon të vetmin "mashkull" që i...

Santiana Maloku ironizon me jetën private: Tregon të vetmin “mashkull” që i lejon t’i bëjë injorim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Blogerja e njohur, Santiana Maloku, po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave rozë, duke u treguar mjaft aktive me postime që shpesh nxisin kureshtjen e ndjekësve.

Duke qenë se jeta e saj private është vazhdimisht objekt i diskutimeve në rrjetet sociale, Santiana ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ironizuar me këtë situatë. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të qenushit të saj, i cili në imazh shihet duke i kthyer shpinën.

- Advertisement -

„I vetmi mashkull që e lejoj të më injorojë”, ka shkruar ajo përbri fotografisë, duke e shoqëruar mesazhin me emoji duke qeshur me lot.

Përmes këtij postimi, blogerja duket se u ka dërguar një mesazh të tërthortë të gjithë atyre që aludojnë mbi marrëdhëniet e saj, duke lënë të kuptohet me humor se në jetën e saj reale nuk ka vend për injorime nga gjinia e fortë. Santiana njihet për natyrën e saj pa doreza dhe kjo video-ironi është pritur me mjaft sportivitet nga ndjekësit e saj të shumtë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat