HomeKulturëShkolla e vizatimit, institucioni i parë i artit në Shqipëri

Shkolla e vizatimit, institucioni i parë i artit në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 29 janar 1932 u çel e para shkollë arti në Shqipëri, Shkolla e Vizatimit.

Shkolla e Vizatimit, e çelur në Tiranë, ishte institucioni i parë i artit në Shqipëri, themeluar nga Andrea Kushi, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Ajo synonte edukimin e talenteve të reja me realizëm dhe hodhi bazat e arteve figurative kombëtare, duke u bërë qendër e rëndësishme e realizmit kritik deri në mbylljen e saj më 1939.

- Advertisement -

Në atë shkollë të mesme artistike me program të plotë arsimor të kulturës së përgjithshme dhe asaj profesionale, jepnin mësim Odhise Paskali, Andrea Kushi, Abdurrahim Buza dhe Mario Ridola. Ky i fundit, me urdhër të Drejtorisë Teknike Italiane, krijuar enkas pranë Ministrisë së Arsimit, qe emëruar drejtor i shkollës.

Pak kohë më vonë, me urdhër të ministrit të Arsimit Mirash Ivanaj, ai u zëvendësua nga Odhise Paskali. Shkolla e vizatimit kurorëzoi përpjekjet dhe aspiratat e forcave përparimtare për të vënë themelet e edukimit të talenteve të reja, mbi baza profesionale, kombëtare. Në këtë shkollë morën mësimet e para mjeshtrit e shquar të pikturës dhe skulpturës si: Ibrahim Kodra, Sadik Kaceli, Foto Stamo, Shefqet Agalliu, Filip Makoçi etj., që vijuan me sukses studimet më tej, në akademitë e Romës, Parisit, Athinës.

- Advertisement -

Programet mësimore dhe metodat e mësimdhënies të lëndëve profesionale ishin sipas modeleve të shkollave perëndimore, mbi bazën e studimit realist nga natyra, me kërkesa akademike, por ku ndjehej toleranca dhe shfrytëzimi i kulturës evropiane, futja e elementëve bashkëkohorë. Shkolla e Vizatimit u mbyll në vitin 1939. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat